Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, është paraqitur nga minuta e 69-të për Clermont-in.
Rashani ka luajtur për 21 minuta dhe u ndëshkua në fund me karton të verdhë, ndërsa Clermont e trondit Lyonin duke e mposhtur me rezultat 2:1.
Vendasit pësuan një goditje të rëndë nga Clermont në takimin e javës së nëntë të elitës së futbollit francez.
Muhammed Cham (10') e Mahnin (35') shënuan për fitoren e Clermont-in dhe Ogier (52' - autogol) realizoi për Lyonin.
Clermont renditet në vend të 17-të me 5 pikë dhe Lyon fundoset (i 18-ti) me 3 sosh.
Lyon është në krizë të madhe, ende nuk ka shijuar fitore, ka tre barazime e gjashtë humbje.