Në fitoren e Juvemntusit në derbi kundër Milanit, pati një moment shumë interesant në minutat e fundit të ndeshjes.
“Bianconerët” siguruan një fitore 1-0 në “San Siro” të dielën, duke u ngjitur në vendin e tretë, dy pikë poshtë liderit Inter .
Një gol i Manuel Locatellit i dha Juventusit të tri pikët, por trajneri i Maximiliano Allegri nuk ishte i kënaqur me lojtarët e tij në minutat e fundit të ndeshjes. Trajneri toskan donte që lojtarët e tij ta trajtonin lojën dhe për ta përcjellë mesazhin e tij iu desh një sforcim i madh.
Së pari, ai hoqi me zemërim xhaketën, diçka që e kishte bërë tashmë disa vite më parë gjatë një fitoreje ndaj Carpit. Këtë herë, megjithatë, ai hoqi edhe kravatën duke u bërtitur lojtarëve në fushë dhe në pankinë.
Allegri protestoi edhe ndaj gjyqtarit Maurizio Mariani dhe u fut në tunel para fishkëllimës së fundit.
Ti amo Max 🖤🤍#Allegri #MilanJuventus pic.twitter.com/AQdrd4GuAi
— Azzo (@Azzo10) October 22, 2023