Jo vetëm Kane, “bavarezët” piketojnë një tjetër lojtar të Tottenham

Futboll

Jo vetëm Kane, “bavarezët” piketojnë një tjetër lojtar të Tottenham

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 18:57
Eric Dier

Pasi siguruan shërbimet e “bomberit”, Harry Kane, “bavarezët” e Bayern Munich kërkojnë një tjetër përforcim nga skuadra e Tottenham, kësaj radhe në mbrojtje, repart në të cilin, tekniku Ange Postecoglu ka konfirmuar dyshen, Micky van de Ven-Cristian Romero, si titullarë të padiskutueshëm.

I preferuari i Thomas Tuchel në radhët e Spurs është qendërmbrojtësi, Eric Dier, i cili mund të joshet pas suksesit të menjëhershëm që Kane po kalon në Bundesliga dhe me 29-vjeçarin, që është në prag “skadence” me londinezët gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane e britanike, Dier mund të kalojë te Bayern në fundin e sezonit me parametra zero, nëse nënshkruan një parakontratë që në merkaton e janarit, mirëpo mbrojtësi dëshiron të luajë për Anglinë në Kampionatin Evropian të futbollit, verën e ardhshme, dhe tashmë na mbetet për të parë nëse Dier do të qëndrojë në Premier League apo do të kalojë dikur tjetër. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat