Jadon Sancho pritet që të largohet në janar nga Manchester Unitedi.
Gazetari Fabrizio Romano ka thënë në podkestin e tij, Daily Briefing, që ai fillimisht pritet të largohet në formë huazimi.
“Mendoj që ata e dinë që për momentin nuk do të jetë transferim permanent, që mund të jetë ujdi huazimi me opsion blerjeje”, ka thënë Romanoja.
Sanchoja i ka prishur punët me trajnerin Erik ten Hag, dhe tani duket se nuk ka më kthim prapa.