Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë mendon që tani për të ardhmen, merr licencën për rolin e ri pasi të lërë futbollin!
Ivan Balliu ka vendosur të investojë për të ardhmen e tij pas futbollit të luajtur.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka përfunduar me sukses kursin e drejtorit sportiv pranë Federatës Spanjolle të Futbollit.
31-vjeçari i Rajo Vajekanos është përgatitur që tani për rrugën që do të ndjekë pasi të varë këpucët në gozhdë.
Balliu është licencuar në rolin e drejtorit sportiv dhe sapo të lërë fushat e blerta do të nisë një karrierë të re në botën e futbollit.