Duket e pabesueshme, por Ajax është i parafundit, në vendet e rënies nag kategoria, në ‘Eredivisie’.
Skuadra e njohur e Amsterdamit ka vetëm 5 pikë nga 21 të mundshme deri tani në kampionatin holandez, pasi u mund në fundjavë ndaj Utrechtit (4-3), dhe siç nuk mund të ndodhte ndryshe, vazhdon të marrë kritika të forta.
Një nga ata që nuk e ka mbajtur sadopak “gjuhën të kafshuar” ka qenë Rafael Van der Vaart, tashmë komentator sportiv në televizion, dikur futbollist i Ajax. “Unë them atë që shoh, ky është një ekip mu*i me lojtarë të ndyrë”, – nënvizoi holandezi gjatë një diskutimi në programin ‘Studio Voetbal’.
Kjo deklaratë e Van der Vaart erdhi si përgjigje ndaj ish-lojtarit Pierre van Hooijdonk, i cili sugjeroi se Van der Vaart ishte shumë kritik ndaj Ajax. “Me 115 milionë euro të investuara në merkato duhet të jesh kampion.
Ka lojtarë që nuk e meritojnë të jenë në fushë”, – shtoi Van der Vaart.
Shifrat e Ajax deri më tani në ‘Eredivisie’ janë vërtet për të ardhur keq. Gjigantët e Amsterdamit kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e luajtura, kanë arritur dy barazime dhe kanë pësuar katër humbje.
Në të gjithë sezonin e kaluar, Ajax kishte vetëm pesë humbje. Tani është as më shumë dhe as më pak se 22 pikë prapa lidershipit të pacenuar të PSV-së (që ka fituar 9 ndeshjet e veta).