Klubi i njohur shkarkon lojtarin!
Shahtjor Donjetsku, rivali i nesërm i Barcelonës në Ligën e Kampioneve, ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me lojtarin e vet Oleksandr Rosputko, lojtari i të rinjve të klubit, i cili dezertoi gjatë një udhëtimi në Belgjikë për të udhëtuar prej andej në Rusi.
“Për shkak të moskthimit të tij në skuadër dhe refuzimit të tij për të përmbushur detyrimet e kontratës së tij, Shahtjori ka ndërprerë kontratën me futbollistin Oleksandr Rsputko”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të publikuar në faqen e klubit.
Sipas mediave ukrainase, 19-vjeçari Rosputko udhëtoi nëpërmjet Stambollit për në Rusi, një vend që është në luftë me Ukrainën. Ligji ushtarak ukrainas nuk i lejon burrat e rritur të moshës ushtarake të largohen nga vendi pa një justifikim.