Vaj halli ku luhen ndeshjet e Ligës së Parë të Kosovës.
Vaj halli për futbollistët që vrapojnë në këtë fushë!
Kjo fushë e futbollit nuk është në Saharë por në Kosovë përkatësisht stadiumi “Agush Isufi” në Kamenicë!

Ndeshja e fundit është luajtur mes Kikës së Hogoshtit dhe 2 Korrikut të Prishtinës.
Paramendo si është pranuar kjo fushë nga komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Turp i madh!
“Kamenica ishte nikoqire e një prej ndeshjeve të futbollit, që thënë të drejtën e ktheu në kohë futbollin vendor, sidomos për nga cilësia e terrenit ku u zhvillua përballja, me një fushë që ishte jashtëzakonisht e fortë dhe që nuk ofronte as kushtet elementare që të tregoheshin cilësitë e futbollistëve, e madje më shumë të jepte përshtypje se është pjesë e ndonjë ‘shkretëtire’.
Pa dyshim se një hapje e tillë e këtij raporti mund të duket edhe si tendencioze, por ata që ishin të pranishëm sot në stadiumin e ekipit “hogoshtas” e dinë se të gjitha këto ishin më se të vërteta, madje të gjithë mund të pajtohen se gjëja e vetme e mirë e kësaj ndeshje ishte fakti se asnjë futbollist nuk u lëndua, gjithnjë duke e pasur në mendje se ndeshje në kushte të tilla mund të jenë fatale për ta”, ka shkruar mes të tjera në faqen e 2 Korrikut të Prishtinës.