Juventus heq dorë nga ankesa e fundit kundër federatës!
Pas 17 vitesh i jepet fund Caliopolit. Juventus hoqi dorë nga ankesa në Këshillin e Shtetit kundër FIGC dhe Interit për të rrëzuar vendimin e TAR të vitit 2016.
Klubi kishte mohuar bardhezinjve kompensimin për dëmin e padrejtë të supozuar të shkaktuar nga vendimi i komisionerit të Federatës së Futbollit, Guido Rossi, ku trofeu i Scudettos në vitin 2006 i shkoi Interit për shkak se Juventus u dënua nga drejtësia sportive.
Seanca për apelimin ishte caktuar për mëngjesin e sotëm, por më 13 tetor Juventus vendosi të tërheqë kërkesën për dëmshpërblim, të nënshkruar nga presidenti Gianluca Ferrero.