Chelsea dhe Manchester City po konsiderojnë të bëjnë një lëvizje për yllin e Interit, Alessandro Bastoni, sipas raportimeve.
Qendërmbrojtësi është një nga lojtarët më të kërkuar në botë që ka refuzuar më parë mundësitë për të lëvizur.
Ai refuzoi Tottenhamin kur ish-trajneri Antonio Conte bëri një tentativë më shumë se një vit më parë.
Tani edhe Chelsea dhe City i kanë kthyer sytë nga Bastoni, sipas Calciomercato.
Interi pret një ofertë të rëndësishme me mbrojtësin e Italisë që vlerëshet 60 milionë sterlina (rreth 68 milionë euro).
Gjigantët e Serisë A nuk janë nën presion për ta shitur lojtatrin pasi Bastoni nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare në verë.
Manchester United ka qenë i lidhur gjithashtu me Bastonin në të kaluarën.
Ndërsa Pep Guardiola mund të vendosë të përqendrojë fondet e merkatos diku tjetër pas nënshkrimit të Josko Gvardiol në verë.
Chelsea ka shpenzuar mbi 1 miliard sterlina që kur Todd Boehly mori drejtimin.
Por Blutë janë ende duke eksploruar mënyra për të përmirësuar skuadrën e tyre pas një fillimi të dobët të sezonit.
Ylli i Brentfordit, Ivan Toney besohet se është objektivi i radhës, me Arsenalin gjithashtu të interesuar për sulmuesin.
Toney mund të merret për 65 milionë sterlina, pasi ai nuk ka luajtur për disa muaj për shkak të skualifikimit për vënie bastesh.