Sulmuesi i Zvicrës njofton tërheqjen nga futbolli në moshën 33-vjeçare!
Mario Gavranoviq ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.
33-vjeçari ka vendosur të mbyllë karrierën e tij, ndërsa ishte pa skuadër që nga muaji qershor, kohë kur mbylli bashkëpunimin me skuadrën turke të Kayserispor, ekip me të cilin u aktivizua në dy sezonet e fundit, 2021-2023.
Gavranoviq më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Lugano, Schalke 04, Mainz, Zurich, Rijeka dhe Dinamo Zagreb, ndërsa numëron edhe 41 paraqitje me përfaqësuesen e Zvicrës dhe 16 gola.