Reali i Madridit nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht, por mediat spanjolle pranë Realit kanë bërë me dije se presidenti i “los blancos”, Florentino Perez, do të jetë i pranishëm të shtunën në Barcelonë për të ndjekur “Klasiken” e parë të sezonit.
Marrëdhëniet ndërmjet dy klubeve janë acaruar së tepërmi pas skandalit “Negreira”, me Perezin që refuzoi të ishte në sezonin e kaluar në “Camp Nou”.
Por me sa duket numri një i Realit nuk ka dashur të vijojë luftën në distancë dhe pritet të jetë në “Park Montjuiç”.
Ndërkaq, nga ana e saj, Barcelona ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë ndonjë grumbullim të veçantë para “Klasikes” kundër Realit të Madridit.