Ish-ylli i Liverpoolit, Sadio Mane thuhet se ka pranuar që të marrë nën pronësinë e tij një klub të ligës së katërt franceze, bën të ditur “La Journal Du Centre”.
Mane do të jetë pronari i ri i skuadrës franceze, Bourges Foot 18.
Marrëveshja do të bëhet zyrtare gjatë ditës së sotme në Bourges Town Hall, me Manen që veçse ka kontaktuar me kryetarin e qytetit.
Thuhet se Mane veçse po mendon për transferime te Bourges, që zë vendin e 13 në tabelë, dhe se së shpejti do të zbulojë edhe një projekt zhvillimit dhe sportiv.