Harry Maguire duket se është më i fortë edhe se kritikat e vazhdueshme që ka koleksionuar në muajt e fundit.
Mbrojtësi i Manchester United në dy ndeshjet e fundit të “Djajve të Kuq” ka dalluar ndër të tjerët, teksa në sfidën e Champions League ndaj Copenhagen ishte pikërisht ai që shënoi golin e fitores duke i dhënë shanse skuadrës të luftojë për një vend mes 16 skuadrave më të mira të Europës.
Pas ndeshjes me danezët, Maguire theksoi se ishte shumë krenar me mënyrën se si i ka përballuar kritikat e shumta si dhe zbuloi se goli ishte i dedikuar për legjendën Sir Bobby Charlton i ndarë nga jeta vetëm para pak ditësh.
Donnarumma kundër Milanit “të tij”, Enzo Raiola fajëson drejtuesit kuqezi për largimin e “gardianit”
“Jam shumë krenar dhe i lumtur me sjelljen time në gjashtë deri në 12 muajt e fundit. Këtu te United kam një mundësi të jashtëzakonshme dhe objektivi im i vetëm është ta rikthej skuadrën aty ku duhet të jetë.
Goli ndaj Copenhagen është një dedikim për Sir Bobby Charlton dhe familjen e tij”, u shpreh Maguire..