Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka është pritur sot nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Kreu i futbollit shqiptar e ka falënderuar Konjufcën për mikpritjen, ndërkohë që i ka bërë ftesë për t’u parë edhe në Shqipëri.
Konjufca nga ana e tij e ka uruar Dukën për pozitën e re, atë të zëvendës-presidentit të UEFA-s, e cila iu besua pak javë më parë.
Duka ia bëri vizitën e parë vendit tonë pasi e mori pozitën e re, ndërsa ka premtuar se do ta ndihmojë futbollin e Kosovës në zhvillimin e tij, në bazë të mundësive dhe kompetencave që i ka në shtëpinë e futbollit evropian.