Manchester City dëshiron të përsërisë veten në Champions League.
Pas tripletës së sezonit të kaluar, Pep Guardiola kërkon nag të tijtë të ruajnë të njëjtin mentalitet fitues: “Kemi konkurruar shumë mirë në të gjitha ndeshjet, përndryshe nuk do të ishim afër Tottenham në kampionat.
Ne nuk do të ishim në këtë pozicion në Premier League dhe me 6 pikë të mundshme në Champions League, nëse nuk do të kishim mentalitetin e duhur. Fitimi i Champions League ishte diçka shumë e bukur. Çfarë mund të them tjetër…”
Lavdërime publike pati trajneri spanjoll për Manuel Akanji: “Ne ishim shumë me fat që e morëm sezonin e kaluar.
Çfarë nënshkrimi! Një djalë i jashtëzakonshëm, që mund të luajë në dy-tri role: qendërmbrojtës, mbrojtës i djathtë, mesfushor sulmues.
Është lojtar me mendje të hapur, shumë inteligjent. E konsideroj kënaqësi të punoj me të”.