Luis Enrique e ka bërë gati ekipin e Paris Saint-Germainit, i cili sonte do të përballet me Milanin në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Trajneri spanjoll kërkon fitore në ndeshjen që do të luhet në “Parkun e Princave”.
Por, ish-trajneri i Barcelonës ka shfaqur respekt maksimal dhe admirim për kundërshtarin e sontëm dhe për trajnerin e tij.
“Milani është një skuadër e madhe, e mësuar të luajë për të fituar në kompeticione të mëdha.
Ky ekip e ka një trajner të madh, janë në një moment të mirë, janë të mirë si me topin ashtu dhe në presing. Ata dinë edhe të ndryshojnë në krahasim me 4-3-3, siç kanë bërë edhe kundër Tottenhamit në sezonin e kaluar”, u shpreh ish-selektori i Spanjës.
Aktualisht, PSG-ja e sheh veten në pozitën e dytë në tabelën e Grupit F me 3 pikë, kurse Milani është i treti në vendin e tretë me 2 pikë.
Ndeshja mes PSG-së dhe Milanit do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.