Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Barcelona-Shakhtar Donetsk.
Kjo përballje i takon xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në dy ndeshjet e para, katalonasit kanë gjashtë pikë dhe i prijnë të vetëm grupit H, tri pikë më shumë se Porto e Shakhtar Donetsk.
Te Barcelona do të ketë shumë mungesa.
Gavi, Kounde, Leëandoëski, Pedri, Raphinha, Sergi Roberto dhe De Jong janë mungesat e spanjollëve për këtë përballje.
Përkundër kësaj, Barcelona shihet si favorit i madh sonte dhe pritet që pa problem të triumfojë ndaj ekipit ukrainas.