Llapi nga Podujeva gjithnjë e me kushte më të mira.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është krenar që përfunduan projektin final për Arenën “Zajir Pajaziti”.
“Kishim kënaqësinë që së bashku me Drejtorin e Sekretarin e klubit si dhe disa nga futbollistët u mirëpritëm nga Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Pajtim Balaj.
Në koordinim të vazhdueshëm me instancat e Komunës përfunduam projektin final për Arenën “Zahir Pajaziti” për vendosjen e mbulojave, rritjen e kapacitetit të ulëseve, ndërtimin e tribunës lindore dhe tribunës VIP.
Falenderojmë kryetarin e Komunës, z. Bulliqi i cili në koordinim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kryesinë e klubit dhe Ministrin e MKRS, z. Hajrullah Çeku po realizohet ky projekt i madh.
Jam i lumtur që dita - ditës po krijohet një ambient i mrekullueshëm për trevën e Llapit, futbollistët dhe gjithë tifozët llapjanë.
E gëzofshim të gjithë së bashku me suksese”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.