Legjenda e futbollit, Shefqet Sinani, gati dy vite që ka ikë në amshim.
Pikërisht më 4 dhjetor të vitit 2020, Sinani ka ndërruar jetë.
Djali i Sinanit, Kreshniku, sonte ka tubuar gjeneratën e artë të KF Prishtinës.
Kreshniku i ka tubuar për një arsye, bashkëlojtarët e viteve të 70-ta dhe të 80-ta, për të kujtuar kohërat e arta të babait të tij.
Legjendat i kujtuan kohërat e arta në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, se si e mposhtën në Prishtinë Partizanin me 2:1, pastaj Cërvena Zvezdën në Beograd me rezultat 1:3, Dinamo e Zagrebit me 3:2 në Prishtinë etj.
Kapiteni i asaj kohe Ramadani Cimili, Jusuf Tortoshi, Edmond Rugova, Arbnor Morina, Erdogan Celina, Ramiz Krasniqi, Fadil Berisha, folën gjerë e gjatë për atë periudhë.