Erling Haaland është kthyer të shënojë në Ligën e Kampioneve dhe dy golat e tij sigurisht që kanë vendosur rekord pas rekordi për turneun në fjalë.
Sulmuesi arriti në kuotën e 37 golave me këta dy që shënoi kundër Jang Bojz, në atë që ishte ndeshja e tij e 33-të në këtë turne. Askush nuk ka bërë aq mirë sa i në një kohë kaq të shkurtër dhe këtë e kupton kur sheh statistikën e golit të 36-të.
Ai që i afrohet më shumë është Van Nistelroi me 42 ndeshje, i ndjekur nga Mbappe e Messi me 55 ndeshje, për të vazhduar me 56 të Levandovskit, 62 të Benzema e 63 të Nejmar.
Goli i 37, theu rekordin e Mbappe duke e bërë lojtarin me moshën më të re që e arrin këtë shifër, pasi ai është 23 vjeç e 96 ditë ndërsa francezi e arriti këtë numër golash në moshën 23 vjeç e 295 ditë.
Këta dy, bashkë me Mesin, janë të vetmit që e kanë arritur shifrën në moshën 23-vjeçare. Më pas vjen Raul në moshën 25, Benzema me 26, Thomas Muller e Cristiano Ronaldo me 27 e në seri në moshën 28 vjeçare vijnë emrat e Henri, Van Nistelroi, Levandovski dhe Neyma.