Vetëm një mënyrë që kuqezinjtë të kthejnë paratë e Tonalit!
Prokuroria e Torinos ka vendosur që t’i hyjë me themel çështjes së bastvënies së futbollistëve, të cilat si në rastin e Faxholit, por gjithashtu edhe të Tonalit kanë vënë bast edhe për futbollin, diçka që konsiderohet konflikt interesi dhe sipas nenit 24 të Kodit Sportiv në Itali përbën krim.
Duke u nisur nga lajmi që vjen nga Anglia, se Njukasëlli mund të tentojë të hedhë në gjyq Milanin, pas çështjes “Tonali”, për të kërkuar mbrapsht milionat e paguar apo një pjesë të tyre, nuk duket se tremb kuqezinjtë.
E vetmja alternativë që mund të hapte skenarin e kthimit të parave mbrapsht Njukasëllit është që Milani të ishte në dijeni të vesit të Tonalit dhe faktit konkret se ai kishte vënë edhe baste për Milanin dhe diçka të tillë mos ta ketë denoncuar, duke u bërë pjesë e krimit që do të dënojë Sandro Tonalin.