Çfarë thotë trajneri i Astanës për kampionin e Kosovës?

Futboll

Çfarë thotë trajneri i Astanës për kampionin e Kosovës?

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 11:16
Grigori Babayan

Trajneri i Astanas, Grigori Babayan, ka thënë se synimi i skuadres kazake është që të nxjerrë rezultat pozitiv kundër skuadrës kampione kosovare. 

Ai ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së sotme të vlefshme për fazën grupore të Conference League e e cila zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, duke filluar nga ora 18: 45. Bashkë me trajneri është paraqitur edhe futbollisti Timur Dosmagambetov. 

“Ballkani është ekip i mirë i cili ka stilin e vet të lojës nëpërmjet të cilit ka edhe paraqitje të fuqishme në çdo ndeshje.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe sigurisht që synojmë pikët e plota përballë Ballkanit.

Në ndeshjet e kaluara kemi bërë gabime, të cilat kemi punuar që t’i evitojmë për këtë duel dhe do të mundohemi maksimalisht të marrim një rezultat pozitiv”, ka thënë Babayan. "Ballkani ndaj Dinamos ka treguar se është ekip i madh.

Kjo fitore ka qenë një sukses i madh i Ballkanit”.

Ndërsa Dosmagambetov ka thënë se ndeshja me Ballkanin do të jetë vendimtare dhe synimi është fitorja pas dy humbjeve në grup. "Ballkani është ekip mjaft i fortë dhe këtë e ka dëshmuar, por do të shohim se çka do të ndodhë gjatë ndeshjes", është shprehur ai. 

Gjithashtu sot zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Viktoria Plzen dhe Dinamo Zagreb. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat