Mesfushori pranë transferimit në Premier League

Futboll

Mesfushori pranë transferimit në Premier League

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 13:47
Brahim Diaz

Pas 3 sezonesh me skuadrën e Milan, mesfushori spanjoll Brahim Diaz u rikthye këtë verë të luajë me ekipi e Real Madrid, që ka kartonin e lojtarit.

Gjithsesi, spanjolli nuk po ndihet shumë komod, pasi më së shumti ka ngrohur stolin dhe është aktivizuar si zëvendësues (9 ndeshje e 1 gol).

Diaz ka një kontratë deri në vitin 2027 me “los blancos”, por ditët e fundit është përfolur për një largim të tij nga Madridi.

Madje kjo gjë mund të ndodhë që në merkaton e janarit. Një nga destinacionit ishte Milan, por duket se për 24-vjeçarin janë interesuar edhe dy ekipe nga Anglia.

Bëhet fjalë për Aston Villa dhe West Ham, që kanë shfaqur interes për Brahim Diaz. Kostoja e këtij transferimi është 20 milionë euro, ndërkohë që mund të ndodhë edhe një huazim me te drejtë blerje.

Sipas mediave angleze, Premier League duket se do të jetë destinacioni i ri i mesfushorit spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat