Humbja në Paris ndaj vendsave të PSZH (0-3 në Ligën e Kampionëve), konfirmoi edhe njëherë probleme që ka skuadra e Milanit me sulmin këtë sezon.
Asnjë gol i shënuar në Europë është një këmbanë alarmi, ndaj dhe klubi ka nisur të shohë për alternativa konkrete.
Luka Joviç ngriti “flamurin e bardhë”, teksa u dëmtua në nxemje, ndërkohë që Olivier Zhiru dhe Noah Okafor ka realizuar dis gola, por jo mjaftueshëm.
Sipas “Gazzetta Dello Sport”, klubi ka shënjestruar sulmuesin 23-vjeçar kanadez Xhonatan David, që luan në Leagie 1 me Lilë-n. Ai ka disa sezone që është në nivele të larta dhe vjet realizoi 26 gola në 40 ndeshje zyrtare.
Është golashënuesi më i mirë për Kanadanë, i ri në moshë dhe i aftë para porte, ajo që i mungon Milan në këto momente. David është emri i parë në listë.
Vlera e tij është rreth 40 milionë euro, një shumë më e ulët nga 60 milionë që pat kërkuar Lilla disa muaj më parë. Kontrata e tij me francezët skadon në verën e vitit 2025, ndaj për “kuqezinjtë” nuk është një transferim i pamundur.