Një talent i madh i përcjellë nga lëndimet.
Neymar e pësoi ditë më parë lëndimin më të rëndë në karrierë, i cili e detyroi të operohet dhe me këtë rast të qëndrojë gjatë jashtë fushave të blerta.
Ylli brazilian e këputi ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë, ndërsa vetë lojtari përmes Instagramit tha se ky ishte momenti më i keq i jetës së tij.
Për ish-futbollistin e Santosit, Barcelonës e Paris Saint-Germainit, sezoni merr fund këtu, ndërsa A Hilal duhet t’ia paguajë rrogën e artë, ndonëse i ka zhvilluar veç 5 ndeshje me një gol të vetëm të shënuar dhe tri asistime të dhuruara.
Krahas lëndimit të pësuar në Montevideo me Kombëtaren e Brazilit, “O’Ney” është përballur gjatë krejt karrierës së tij me lëndime të ndryshme, të cilat nuk e lanë ta shfaqte sa duhet talentin e tij të jashtëzakonshëm.
Më poshtë mund shihni në mënyrë kronologjike lëndimet e Neymar, i cili po konsiderohet si një “kampion prej kristali”.
BARCELONA
2014
16 janar, lëndim në nyje të këmbës: 10 ndeshje të humbura
17 prill, lëndim në dorë: 7 ndeshje të humbura
5 korrik, lëndim i rruazave: 2 ndeshje të humbura
21 gusht, ndrydhje e kyçit të këmbës: 1 ndeshje e humbur
2015
10 gusht, sëmundje: 4 ndeshje të humbura
7 dhjetor, problem muskulor: 5 ndeshje të humbura
2016
21 janar, problem në kofshë: 2 ndeshje të humbura
5 dhjetor, problem muskulor: 2 ndeshje të humbura
2017
9 mars, problem muskulor: 1 ndeshje e humbur
PSG
21 shtator, plagë: 1 ndeshje e humbur
2 nëntor, plagë: 2 ndeshje të humbura
2018
11 janar: goditje: 1 ndeshje e humbur
19 janar, problem në kofshë: 2 ndeshje të humbura
26 shkurt, çarje tek gishtërinjtë e këmbës: 18 ndeshje të humbura
21 nëntor, problem muskulor: 1 ndeshje e humbur
3 dhjetor, problem muskulor: 4 ndeshje të humbura
2019
24 janar, çarje tek gishtërinjtë e këmbës: 20 ndeshje të humbura
7 qershor, këputje e pjesshme e ligamentit të kyçit të këmbës: 12 ndeshje të humbura
14 tetor, tërheqje në kofshë: 8 ndeshje të humbura
2020
3 shkurt, ndrydhje e brinjëve: 4 ndeshje të humbura
2 shtator, koronavirusi: 1 ndeshje e humbur
28 tetor, problem muskulor: 6 ndeshje të humbura
14 dhjetor, problem në nyjën e këmbës: 5 ndeshje të humbura
2021
11 shkurt, problem muskulor: 1 ndeshje e humbur
16 tetor, problem muskulor: 1 ndeshje e humbur
15 nëntor, problem muskulor: 1 ndeshje e humbur
29 nëntor, lëndim në nyjë të këmbës: 15 ndeshje të humbura
2022
25 nëntor, lëndim i nyjës së këmbës: 2 ndeshje të humbura
2023
20 shkurt, operim në nyjën e këmbës: 15 ndeshje të humbura
AL HILAL
4 gusht, problem muskulor: 4 ndeshje të humbura
18 tetor, këputje e ligamentit të gjurit.