Fusha e futbollit prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, është e stërngarkuar!
Një Zot e di se si po qëndron kjo fushë gjithë ato klubet stërvitin aty.
Mrekullia e Fatlum Hajrullahut në Ferizaj, me duart e tija ndërton fushën e futbollit të madh pas varrezave të vjetra në qytet.
Me iniciativën e tij u rregullua fusha dhe sot zhvillojnë ndeshje aty.
Fatlum Hajrullahu, një shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë.
Fatlum Hajrullahu
Një trajner ambicioz.
“Aktiviteti fizikë është i domosdoshëm për zhvillimin psikofizikë të fëmijeve dhe të rinjve, në Kosovë numri i të rinjve që merret me sport rezulton jashtëzakonisht i vogël, mbase edhe mjaft shqetësues.
Sipas të dhënave zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) – që është institucioni më i lartë sportiv në vend – vetëm 2 për qind e popullatës merret aktivisht me sport.
‘Për dallim nga shtetet e BE-së deri në 48 për qind”, e njëra ndër arsyet e pjesëmarrjes së vogël është edhe mungesa e infrastrukturës sportive.
Ne qytetin e Ferizajt ku unë jetoj dhe veproj, kemi mungesë të kushteve elementare për punë dhe për zhvillimin e aktiviteteve sportive posaçërisht lojës së futbollit, mungojnë fushat sportive për zhvillimin e stërvitjeve dhe zhvillimin e ndeshjeve kampionale”, tregon Hajrullahui për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Mungesa e fushës është një shqetësim i madh por Hajrullahu bëri mrekullinë.
“Duke e pare mungesën e fushave sportive dhe pasionin që kam për lojën e futbollit kam ndërtuar një fushe me bari natyral në toke private për mbajtjen e stërvitjeve dhe zhvillimin e aktivitetit me futbollistë të rinj në kuadër të Shkollës së Futbollit ’Talenti 05’ Ferizaj. Ne si shkolle jemi formuar ne vitin 2020 në kohe pandemie, marrim pjesë në gara në kuadër të FFK-së, në shkollën tonë kemi futbollistë të komunitetit ashkali ku integrimi u tyre në shoqërinë tonë bëhet më së miri nëpërmjet sportit dhe aktiviteteve fizike.
Është interes i shtetit dhe shoqërisë që sa më shumë njerëz në Kosovë të merren me sport, sepse sporti sjellë shumë të mira, edukim, shëndet, socializim etj.
Ne kemi një rini të shendosh që e duan lojën e futbollit, prandaj Qeveria, Komunat edhe Federata duhet të investojnë në infrastrukturë sportive në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi të shprehin talentin e tyre të socializohen, të rriten shëndetshëm, qëllimi primarë i sportit është përgatitja e të rinjve për jetë. E kemi për detyrë dhe obligim që ta rregullojmë infrastrukturën për zhvillimin aktiviteteve sportive në përgjithësi”, ka përfunduar Hajrullahu.