“Fitorja është gjithmonë prioriteti ynë.
Për tifozët tanë dhe për të hyrë përgjithmonë në historinë e këtij klubi, ne do të luftojmë për yllin e dytë në fanellë.
Ambicia jonë nuk ndalet këtu, rruga për ta bërë së bashku është ende përpara. Çfarë kemi arritur vitet e fundit është pikënisja për të ardhmen e klubit tonë”.
Këto janë fjalët e presidentit të Interit, Steven Zhang, në fund të mbledhjes së aksionarëve, e cila miratoi pasqyrat financiare më 30 qershor 2023, në prani të CEO së korporatës Alessandro Antonello dhe CEO së klubit, Beppe Marotta.
“Sot është përvjetori i pestë i presidencës sime, jam shumë i nderuar që kam mundësinë të drejtoj një ekip kaq të rëndësishëm dhe të dashur në botë.
Ju falënderoj për mbështetjen që vazhdoj të marr nga të gjithë, – vazhdoi Zhang. – Nga ana ime mund t’ju siguroj se në këto 5 vite dhe në pothuajse tetë vitet, që kur e morëm klubin, kam sjellë gjithë përkushtimin dhe dashurinë për këto ngjyra. Kështu do të jetë përderisa unë të jem president i Interit.
Ky vit i fundit ka konfirmuar rritjen e jashtëzakonshme të klubit tonë. Ne kemi krijuar vazhdimësi, një sezon të ri fitues brenda një cikli 5-vjeçar, për të riafirmuar konkurrencën maksimale sportive. Sot Interi është një klub modern, inovativ, dixhital. Është një markë që kapërcen kufijtë e fushës së futbollit.
Ne po lëvizim në një kontekst të konkurrencës së fortë nga rivalët e rinj dhe tradicionalë, por është gjithashtu një kohë e mundësive të mëdha rritjeje.
Përkushtimi ynë maksimal është i nevojshëm për të vazhduar rrugën e virtytshme drejt stabilitetit financiar. Ne po ndjekim me vendosmëri projektin për një stadium të ri në pronësi të Interit, i cili është me rëndësi strategjike dhe thelbësor për klubin”.