Pep Guardiola ishte mëse i kënaqur pas suksesit 3-1 të skuadrës së tij në Zvicër ndaj Young Boys.
Strategu spanjoll reagoi ashpër për kritikat që ka marrë Erling Haaland në ndeshjet e fundit, duke i cilësuar si “ziliqar”.
“Paraqitje e jashtëzakonshme, në çdo drejtim. Luajtëm realisht një ndeshje shumë të mirë. Tani ka mbetur pak për t’u kualifikuar, dhe kjo është e mjaftueshme për ne. Kur fiton 3-1 energjia është gjithmonë pozitive.
Kur dikush shënon 50 gola të gjithë duan që ai të vazhdojë të shënojë aq shumë …
Është vetëm zili ndaj tij, ai e bëri më parë, do ta bëjë përsëri me ne dhe do ta bëjë edhe më vonë.
Të gjithë mendojnë se mund të shënojë 3 gola për ndeshje, por Erling ka numra kampionësh dhe do të vazhdojë të shënojë gola pafund”, deklaroi trajneri i City-t.