Tifozët e Marseille dhe AEK konfirmojnë vëllazërinë!
Marseille pret në Velodrome AEK-un e Athinës, teksa në fushë secila prej skuadrave do të luftojë deri në fund të 90-minutëshit për të fituar ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League.
Megjithatë, tifozët francezë dhe grekë do ta përjetojnë ndryshe këtë ndeshje duke qenë se të dyja palët janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën dhe kanë lidhur një vëllazëri, që janë mjaft të njohura në botën e futbollit.
Kështu, rrugën për në stadiumin Velodrome, tifozët e Marseille dhe të AEK e kanë bërë së bashku duke kënduar me radhë për skuadrat përkatëse.