Sa më shumë fusha që ndërrohen aq më mirë është për secilin mjedis në Republikën e Kosovës.
Fusha që u ndërtua në Pleshinë të Ferizajt, i ka dhënë gjallëri fshatit.
Kryetari i fshatit Pleshinë, Sabedin Mustafa, tha se kjo fushë i ka dhënë kuptim fshatit
“Me ndërtimin e fushës së futbollit, jo vetëm që i ka dhënë kuptim fshatit në aspektin sportiv, por edhe rinia luajnë e argëtohen aty, duke u larguar edhe nga rrugët.
Sabedin Mustafa
I jam mirënjohës komunës së Ferizajt me kryetar Agim Aliun, për investimin që kanë bërë në këtë fshat duke ndërtuar një fushë që u ka munguar shumë. Sa më shumë terrene sportive aq më mirë”, tha Mustafa për gazetën kombëtare “Bota sot”.