Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Romës dhe Slavia Pragës
Menaxheri i Romës, Jose Mourinho mori një tjetër karton të kuq në vikend për shkak se bëri gjeste të “foshnjës që qanë” në drejtim të bankës rezervë të Monzas, derisa skuadra e tij arriti fitoren e katër rresht 1-0 duke zvogëluar distancën me pikë në top 6 të Serie A.
Dy nga këto fitore kanë ardhur në Ligën e Europës dhe një tjetër fitore në Grupin G kundër liderit do të bënte që ata të jenë në vendin e parë në gjysmën e ndeshjeve.
Ky është takimi i parë i Romës me Slavia Pragën që nga marsi i vitit 1996 (fitore 1, humbje 1) dhe përvoja e parë e Mourinhos kundër tyre, me Romën që ka arritur të fitojë tri ndeshje kundër ekipeve çeke në shtëpi.
Slavia është në krye të grupit pasi që ka mposhtur në dy ndeshjet e para Servette 2-0 dhe Sheriff Tiraspol 6-0, duke e bërë kështu atë si skuadër potenciale që mund ta kalojë grupin.
Strategu portugez ka startuar me formacion 4-3-3 me Aouar, El Shaaraëy dhe Romelo Lukaku.
Mysafirët kanë startuar me formacion 3-4-3 ku me të avancuar janë: Van Buren, Schranz dhe Masopust.