Ish-sulmuesi i Milan, Antonio Cassano ka kritikuar së fundmi Rafael Leaon për paraqitjen në ndeshjen e Champions League ndaj Paris Saint-Germain, të cilën italianët e humbën me rezultatin 0-3.
Cassano është shprehur se Leao nuk bën diferencë në lojë, ndërsa shtoi se nuk ka personalitet.
“Ai kurrë në asnjë moment nuk u shfaq i rrezikshëm.
Është nga ata lojtarë që shënon vetëm kur ia japin topin gati, lojtar pa presonalitet.
Provoi të bëntë dy goditje dhe aq nuk bëri asgjë më shumë”-deklaroi Cassano.