Bayern Mynih përgatitet për të festuar rikthimin në fushë pas gati një viti mungesë të portierit Manuel Neuer.
Ai u dëmtua dhjetorin e kaluar teksa ishte duke bërë ski.
Më pas u operua dhe qëndroi larg fushave për gati 10 muaj. Së fundi Neuer ka rinisur stërvitjen me skuadrën dhe javën e kaluar u grumbullua për herë të parë që pas dëmtimit.
Sipas “Sky sport Deutchland”, portieri 37-vjear pritet të jetë titullar në ndeshjen që bavarezët do të luajnë ndaj Darmstad, sfidë që do të luhet në “Allianz Arena”. Kjo do të thotë që Ulreich do të ulet në stol.