Në stadium me fanellën kundër arbitrit Taylor!
Roma nuk harron. Arbitrimin e kryesorit anglez në finalen e “Europa League”, sezonin e kaluar, nuk e harron kurrsesi José Mourinhon, por as tifozët verdhekuq.
Kështu shpjegohet bluza që ka veshur një tifoz me rastin e ndeshjes Roma-Monza, ku është stampuar fotoja e Taylor.
Arbitri anglez, i cili me vendimet e tij penalizoi Romën në finalen e “Europa League” në Budapest, vazhdon të keqdrejtojë në të gjithë Evropën dhe kështu shton hidhërimin e verdhekuqve për atë natë hungareze që askush nuk do ta harrojë.
As ky tifoz me fanellën anti-Taylor, që u bë menjëher “viral”.