Vashat e Kosovës kthehen me tre pikë të mëdha nga qendra “Petar Mioshevski” në Shkup, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së tretë të Grupit 5 të Ligës së Kombeve në futboll, divizioni C
Fitorja e parë e Kosovës pas barazimit dhe kryeson me 4 pikë, duke lënë pas Bullgarinë me 4 dhe Maqedoninë e Veriut me 0 pikë.
Dy gola u shënuan në pjesën e parë duke iu falënderuar futbollisteve Valentina Limani (20’) e Donjeta Halilaj (41’). Kosova ka një fitore dhe një barazim.