Në stadiumin e futbollit në Shtime kanë filluar punimet.
Lajm i mirë për Vjosën dhe komunitetin e këtij qytetit me rrethinë, hiqen vijëzimet e shumta dhe fusha gradualisht do të rregullohet ashtu siç i ka hije.
”Duke falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Komunën e Shtimes, sot filluan punimet në ndërrimin e barit në stadiumin e qytetit të Shtimes.

Punimet planifikohen të zgjasin afërsisht 6 javë dhe me këtë investim po plotësohet një kërkesë shumë e nevojshme për klubin tonë KF Vjosa.
Ndërsa për ndeshjet si vendas do të njoftoheni me kohë se ku do ti zhvillojmë.
Bashkë është e mundur”, njofton Vjosa.