Zyrtare: Hyn menjëherë në fuqi dënimi ndaj Tonalit, FIFA miraton kërkesën e Federatës së Italisë

Futboll

Zyrtare: Hyn menjëherë në fuqi dënimi ndaj Tonalit, FIFA miraton kërkesën e Federatës së Italisë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 20:00
Sandro Tonali

Sezoni i Sandro Tonalit ka përfunduar zyrtarisht pasi FIFA ratifikoi dënimin me 10 muaj që i ishte dhënë nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC).

Mesfushori italian së fundmi pranoi para prokurorëve se kishte vënë baste për ndeshjet e futbollit. Ai u mor në pyetje nga policia në Coverciano në fillim të këtij muaji dhe shkalla e varësisë së tij nga bastet u zbulua shpejt.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë së Tonalit me FIGC përfshin një pezullim 10-mujor nga futbolli, tetë muaj të tjerë punë rehabilituese dhe 16 paraqitje publike në lidhje me ndalimin, duke edukuar të rinjtë për këtë çështje.

Ndalimi i FIGC-së fillimisht vlente vetëm për Italinë. Por, Federata italiane i dërgoi një kërkesë FIFA-s duke kërkuar që të hynte në fuqi një ndalim në mbarë botën, gjë që u konfirmua zyrtarisht sot përmes “The Athletic”.

23-vjeçari tani do të jetë jashtë fushës deri në gusht të vitit të ardhshëm.

Kësisoj, sezoni i tij me Newcastle United ka përfunduar. Ai gjithashtu do t’i mungojë Italisë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, nëse “Azzurrët” do të kualifikohen. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat