KF Drenica e Skenderajt ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Suharekës, në takimin e javës së dhjetë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Suhareka është në vend të dytë me 16 pikë e Drenica në të tretin me 15 sosh.
Presidenti i FC Suharekës, Rrustem Aliaj, ka uruar Drenicën.
“Një humbje e pakëndshme.
Falënderojë KF Drenica për mikpritje.
Ndërkaq djemve tanë u urojë më shumë fat në ndeshjen e radhës, ndonëse sot u angazhuan mjaft e madje edhe kishin epërsi në pjesën e parë.
Por, ky është futbolli edhe humbja është pjesë e lojës.
Pikërisht pse, udhëhoqëm pjesën e parë dhe në fund përjetuam një humbje të pakëndshme.
Tash duhet të mendojmë për sfidat tjera.
Ecim tutje ! Për Ty Suharekë!”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.