Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka përditësuar ranglistën e klubeve, ku ndryshime ka pasur edhe nga skuadrat e Kosovës.
Edicionin e fundit ishin katër skuadra nga Kosova që kanë marrë pjesë në garat evropiane me Ballkanin si kampion në fuqi si dhe Drita, Gjilani dhe Dukagjini.
UEFA tanimë ka përditësuar ranglistën e tyre të klubeve, ku rritja më e madhe ka qenë e kampionit në fuqi të Kosovës, FC Ballkanit.
Ballkani vitin e kaluar ishin në pozitën e 334-të me vetë 3000 pikë, derisa këtë edicion janë ngritur për 162 pozita.
Aktualisht kampioni në fuqi mbanë pozitën e 172-të në Evropë me 7500 pikë të tubuara në dy edicionet e fundit dhe kjo falë edhe sukseseve duke shkuar dy vite radhazi në grupet e Ligës së Konferencës.
Një arritje e jashtëzakonshme për skuadrën e Ilir Dajës që po paraqitet me mjaft dinjitet edhe në grupet e Ligës së Konferencës.