Trajnerët vendosin për dy lojtarët e kombëtares!
Pas barazimit me Arsenal në fundjavën e kaluar, Chelsea do të kërkojë të rikthehet te tre pikët në Stamford Bridge aty ku pret Brentford.
Trajneri Mauricio Pochetino nuk do të ketë të gatshëm edhe për këtë takim sulmuesin e kombëtares, Armando Broja, i cili mbetet jashtë si pasojë e një shqetësimi fizik.
Nga ana tjetër, Thomas Strakosha është në stol për Brentford me trajnerin Thomas Frank që i beson vendin e titullarit, gardianit Flekken.