Tirana pret Dinamon në stadiumin “Selman Stërmasi”, në sfidën e javës së 10-të të Superiores, e cila do të startojë në orën 14:00.
Të dyja skuadrat hyjnë në fushë për tre pikët, në mënyrë që t’i japin një “shkelm” krizës.
Bardheblutë kanë marrë dy humbje radhazi me Partizanin dhe Egnatian, ndërsa “Nëndetësja” ndodhet në vendin e fundit të renditjes, teksa Dritan Mehmeti kërkon të debutojë me fitore.
Për Tiranën në mbrojtje do të debutojë 18-vjeçari Ermal Meta, ndërsa te Dinamo shihen disa ndryshime, ku spikat ulja e portierit Rexhepi në stol dhe Sali e nis si titullar.
FORMACIONET E MUNDSHME:
TIRANA: Kozi, Doka, Hoxhallari, Meta, Përgjoni, Hila, Deliu, Lushkja, Hasani, Abazaj, Kaina.
Trajner: Julian Ahmataj
DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Smaçi, Gudiabi, Karamba, Lorran, Zabërgja, L. Vila, Denison.
Trajner: Dritan Mehmeti.