Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen interesante mes Chelseat dhe Brentfordit, e vlefshme kjo për xhiron e 10-të të Premier Ligës angleze.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea po barazon 0:0 me Brentfordin.
Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që Sanchez i Chelseat dhe Flekken i Brentfordit arritën të mbajnë portat e paprekura.
Deri tani, Chelsea ka regjistruar 10 tentime për gol, prej të cilave dy ishin drejt portës, për dallim nga Brentfordi që kishte dy tentime për gol e një drejt portës.
Rezultati i pjesës së parë, 0:0.