Interi kërkon të përforcojë mbrojtjen, në verë tentohet ish-i i Milanit
Interesimi i Interit për Tiago Djalonë është i njohur prej disa kohësh.
Sipas “Tuttomercatoweb” zikaltrit janë gati të nisin negociatat për ish-mbrojtësin e Milanit në merkaton e verës.
23-vjeçari portugez u përfshi në marrëveshjen që dërgoi Leaon nga Lila te Milani dhe është gati të rikthehet në Serinë A, aty ku vlerësohet si një përforcim i mundshëm i prapavijës.