Fushë Kosova ka luajtur baras (0:0) me Malishevën, në takimin e javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Malisheva ka importuar një pikë të madhe nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Lojë e mirë nga të dyja skuadrat por sulmuesit nuk e kishin ditën e tyre.
Malisheva renditet në vend të katërt me 13 pikë dhe Fushë Kosova në fund me vetëm 6 sosh.