Dukagjini i Klinës është në formën më të mirë dhe që nga java e tretë është në zinxhirin e rezultateve pozitive, pa humbje.
Me përjashtim të dy humbjeve, në javën e parë ku pësuan humbjen si vendas (0:1) nga Malisheva.
Dhe në javën e dytë me 3:0 në Podujevë nga Llapi.
Në tetë ndeshje radhazi kanë 2 fitore e 6 barazime, një seri interesante për djelmoshat e kryetrajnerit Armend Dallku.
Dukagjini është i trimëruar pas fitores së javës së kaluar me rezultat 4:3 në konak të Malishevës, kërkon tre pikle edhe në stadiumin në Klinë (13.00) ndeshet me skuadrën e Llapit, në kuadër të javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti i dëshmuar i Dukagjinit, Iljasa Zulfiu, tha se futen për rezultat pozitiv ndaj Llapit.
“Ndaj Llapit do të hyjmë si në çdo ndeshje për rezultat pozitivë.
E dijmë që ka me qenë ndeshje jo e lehtë, shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm të lojërave”, thotë Zulfiu për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Dukagjini renditet në vend të gjashtë me 12 pikë.