Nuk është Dinamo e Zagrebit por është Dinamo e Ferizajt, debutues në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupin A.
Një Dinamo që po mahnit me lojëra dhe rezultate, në 10 ndeshje pa humbje.
DInamovitët sot triumfojnë në Gjakovë me rezultat 1:0 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.
Vëllaznimi shtanget në konak të vetin e Dinamo në festë.
Autor i golit të fitores për Dinamon është, kush tjetër pos Henry Chibuese.
Ai shënoi në minutën e 28-të pas asistimit të Dren Gashit.
Dinamo kryeson me 26 pikë apo me 8 fitore e 2 barazime, ka 10 pikë më shumë se Suhareka në vend të dytë.
Vëllaznimi renditet në pozitën e 7-të me 11 sosh.