Bayern Munihu ka shënuar fitoren me të thellë në edicionin e sivjetëm, me rezultat 8:0 ndaj Darmstadt, në takimin e javës së 9-të Bundesliga I.
Ditë e keqe për futbollistin shqiptar Klaus Gjasula (Darmstadt).
Ai shkaktoi në faull në minutën e 21-të dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Megjithatë gjyqtari ka shikuar VAR-in dhe e ka përjashtuar Gjasulën.
Tre kartona të kuq, një të Bayerni dhe dy të Darmstadt-i.
Kimmich i Bayernit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 4-të, dhe te mysafirët Gjasula në minutën e 21-të dhe Maglica (41').
Golat i realizuan Kane (51', 69' e 88'), Sane (56' e 64'), Muller (71'), Musiala (60' e 76').
Bayerni kryeson me 23 pikë dhe Darmstadt është në vend të 14-të me 7 sosh.