Florent Muslija shënoi golin e radhës në Bundesliga 2, por që nuk i mjaftoi Paderbornit të merrte pikë në transfertën kryeqytetase.
Hertha Berlin fitoi 3-1 përballë skuadrës së lojtarit dardan. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0.
Paderborni reagoi dhe e nisi mirë të dytën. Duke shkurtuar rezultatin në minutën e 47’ me anë të Muslijës.
25-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës mori një top nga krahu i djathtë dhe e dërgoi atë në rrjetë.
Ky ishte goli i gjashtë sezonal në Bundesliga 2 për Muslijën, i cili është aktualisht golashënuesi më i mirë i Paderbornit.