Kuestura e Milanos vendosi të bllokojë bilbilat e tifozëve të Interit. Të cilët kishin vendosur të “nderonin” me 30 mijë bilbila rikthimin e “tradhtarit” Romelu Lukaku në “San Siro”.
Interi pret Romën të dielën (18:00),, Curva Nord, tifogrupi i madh që mbështet skuadrën e Simone Inzaghit, reagoi ashpër pas vendimit të Kuesturës.
Duke rikujtuar episodin e ndodhur në Firence me tifozët e Fiorentinës, të cilët u lejuan të përdornin bilbila kundër serbit Vlahovic në takimin ndaj Juventusit.
Gjithsesi, ultrasit e Interit do të jenë të pajisur me bilbila për t’ia “nxirë jetën” sulmuesit belg të Romës.
Rikthimi i Lukakut si kundërshtar në “San Siro”, ka ndezur atmosferën përpara Inter-Roma.
Futja e bilbilave në stadium nuk do të jetë një mision i vështirë për popullin interist, ndërkohë që tifozët do të gjobiten.
Ata që identifikohen duke përdorur bilbila në momentet që Lukaku do të prekë topin, do të gjobiten me nga 22 euro.